Lajme

Haxhiu shfuqizon edhe një vendim të ish-ministrit Selimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka anu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka anuluar edhe një tjetër vendim të paraardhësit të saj, Selim Selimit.

Haxhiu e shfuqizoi vendimin për emërimin e Sekretarisë për procesin e përgatitjes së analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovës.

“Mekanizmi i Sekretarisë për procesin e përgatitjes së analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe funksioni i tij nuk është kategori ligjore përkatësisht i paraparë në legjislacionin përkatës në fuqi, që më pas të përcaktohet me Vendim të Ministrit të Drejtësisë”, thuhet në dokumentin e ministrisë së Drejtësisë lëshuar të mërkurën.

“Rrjedhimisht duke mos qenë kategori ligjore, kjo Sekretari nuk ka funksion që më pas të mund të përcaktohet mandati funksional me vendim të Ministrit të Drejtësisë, për faktin se nuk ka bazë ligjore nga e cila mund të rrjedhë”, vazhdon arsyetimi për vendimin e marrë nga Haxhiu.

Përndryshe të mërkurën Haxhiu ka shkarkuar tre zyrtarë në institucionin që ajo drejton. /Insajderi.com