Lajme

Haxhiu polemizon me VV’në: A po doni me ditë ku ishte Albini në vitin 1999

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka akuzuar kreun e LVV-së, Albin Kurtin, se në vitin 1999 kishte bashkëpunuar me serbët.

Haxhiu thotë se në atë kohë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kreu i PDK-së, Kadri Veseli ishin duke punuar për bashkëpunimin dhe integrimin e veriut.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Nëse doni me ditë kush ku u kanë 99 edhe te ura, kur Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kanë punuar për bashkimin dhe integrimin e veriut, veç një pyetje po jau bëj, ku ishte Albin Kurti, po të tregoj unë ty”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se në atë kohë Albin Kurti ishte duke bashkëpunuar me serbët për integrimin e serbëve në Klinë.

“Albin Kurti ishte në Binqë duke biseduar me vëllezërit Donçiq për integrimin e serbëve në Klinë, të atyre që kanë marrë pjesë në masakra, shefin e UDB-ës me atë ishte në atë periudhë kohore, prandaj lene kush ku ishte se ju tregojmë saktë, edhe që bash asgjë s’keni bërë”, tha ai.

Kësaj deklarate i ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci.

Ajo ka thënë se në atë kohë për të cilën flet Haxhiu, Albin Kurti ka qenë në burgje të Serbisë.