24 orë+ Lajme

Haxhi Avdyli: Vaksina kundër Covid-19 është afër, të bëjmë edhe pak durim

I ftuar në emisionin “PA MASKË”, deputeti Haxhi Avdyli i cili me profesion është edhe neurokirurg, ka apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes me virusin COVID-19, veçanërisht tani kur shihet fundi i kësaj pandemie pasi që tashmë ka lajme të mira për prodhimin e vaksinës, njofton 24-ore.info

Deputeti Avdyli po ashtu ka përmendur edhe rrezikun se nga stërmbushja e spitaleve me pacientë të cilët trajtohen nga Covid-19, rrezikohen shërbimet për pacientë të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera.

“Kapacitetet spitalore tonat të cilat i kemi tani veç janë në fazën e stërmbushjes dhe ky rrezik i mbushjes së kapaciteteve ka me na kriju një situatë ku ne nuk do të kemi mundësi që t’u ofrojmë edhe ndihmën mjekësore rasteve të cilat kanë probleme respiratore, pra probleme të mushkërive… Këshillë e imja është të respektohen rekomandimet e IKPSHK-së për bartjen e maskës sepse ne momentalisht nuk kemi mekanizëm për ta parandaluar këtë pandemi e cila neve na ka beasuar si profesinistë shëndetësorë. …Por tani ka lajme të mira. Nuk ka nevojë shumë edhe ne që të shqetësohemi sepse fundi i kësaj pandemie po shihet. Lajmet janë shumë optimiste nga kompanitë e mëdha farmaceutike botërore… për prodhimin e vaksinave. Është lajm i mirë që nga fillimi i dhjetorit fillon edhe Gjermania me vaksinim. SHBA’të, në bazë të lajmeve, për Krishtlindje fillojnë me vakcinim”, deklaruar deputeti Haxhi Avdyli, neurokirurg me profesion, i cili ka thënë se në rastin e Covid-19 janë përshpejtuar vaksionën, duke veçuar ato që janë prodhuar nga gjermanët, anglezët dhe amerikanët të cilat, sipas tij, janë vaksina me 90-95% siguri.

Ai ka shprehur bindjen se fillimi i vitit të ardhshëm do të na presë më mirë në aspektin e pandemisë./24-ore.info