24 orë+ Lajme

Haxhi Avdyli: Si kolegë i Driton Selmanajt, i kërkojë falje Saranda Bogujevcit

I ftuar në emisionin “PA MASKË”, deputeti Haxhi Avdyli i ka kërkuar falje Saranda Bougujevcit për fjalorin e përdorur ndaj saj nga ana e Driton Selmanajt. Sipas Avdylit, me Bogujevcin mund të mos pajtohesh për shumë tema të tjera, por jo edhe ne rastin e temës ku ajo simbolizon sakrificën e popullit tonë.

“Unë e shprehi keqardhjen time për debatin që ka ndodhur në Kuvend veçanërisht, por edhe pas Kuvendit, por edhe të njëjtën kohë si deputet por edhe si kolegë i Dritonit dua t’i kërkojë falje Saranda  Bogujevcit për gjendjen në të cilën është ndje e fyer dhe e prekur nga një debat jo i mirë. Unë mendoj se ky debat është dashur të na bashkojë me Sarandën, të na bashkojë me të gjithë të tjerët.

Avdyli ka deklaruar se me deputeten Saranda Bogujevci mund të shprehen mospajtime në shumë tema të tjera, por jo edhe në rastin e temës së të pagjeturve kur ajo është vetë ëmblemë e luftës.

Me Sarandën mund të kemi edhe debate për politikë, mund edhe mos të pajtohemi, me Sarandën ne mund të bëjmë edhe debate për ekonomi, shëndetësi dhe gjëra të tjera dhe të mos pajtohemi. Por, të quhet ky person i cili unë mendoj se është një ëmblemë e luftës tonë, sepse nga familja e saj e cila është vrarë ajo është një e mbijetuar dhe e plagosur shumë rëndë nga ajo masakër, të quhet e viktimizuar, të quhet me gjuhë të tjera si me thënë na keni lodhë ose “marre ju qoftë”, mendoj se nuk na bën nderë”, ka thënë deputeti Avdyli./24-ore.info