24 orë+ Lajme

Haxhi Avdyli: Driton Selmanajt “i ka fol gjuha para mendjes”

“Unë mendoj se z. Selmanaj është ngutur sepse unë mendoj që ndoshta atij i ka fol gjuha para mendjes sepse unë nuk besoj se ai mendon ashtu që është lodh… ndoshta është lodh, por nëse është lodhur atëherë z.Hoti duhet ta largojë atë dhe ta vendos dikë që nuk është lodh. Unë mendoj se në LDK ka shumë djem e vajza që nuk lodhen asnjëherë. Mendoj se nëse z.Selmanaj është keqkuptuar, atëherë duhet të kërkojë falje, por nëse është lodhur atëherë mendoj se më mirë është që ai të jep dorëheqje vet”, ka deklaruar në emisionin “PA MASKË” deputeti Haxhi Avdyli i pyetur lidhur me deklarimet e zv/kryeministrit, Driton Selmanaj, i cili kohë më parë tha se është lodhur nga tema e të pagjeturve dhe qasja se si trajtohet kjo temë, njofton 24-ore.info

Ai e ka përsëritur bindjen se nuk beson se me të vërtetë Driton Selmanaj mendon ashtu dhe se në rastin e kësaj deklarate, ai ka deklaruar diçka që nuk e ka përpunuar mirë në mendje dhe se e ka për obligim ta sqarojë ngaqë çdokush mund të gabojë, por në këtë rast më së paku duhet të kërkojë falje dhe se tani përgjegjësia bie mbi kryeministrin Hoti, i cili ka deklaruar se tema e të pagjeturve do të jetë prioritet në bisedimet me Serbinë./24-ore.info