24 orë+ Lajme

Haskuka prezanton tezgat mobile bujqësore, ndihmesë për tregtarët (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur në rrjetin e tij social se ka filluar vendosja e tezgave mobile për shitësit e produkteve bujqësore, njofton 24-ore.info

Haskuka ka thënë se ky është edhe një premtim më shumë i përmbushur nga programi i tij qeverisës.

“Tanimë kemi filluar vendosjen e 100 tezgave mobile për shitësit e produkteve bujqësore, nëpërmjet të të cilëve do t’i përmirësojmë kushtet për zhvillimin e punës së tregtarëve tanë dhe do të mundësojmë krijimin e një ambienti më të pastër për shit-blerje. Sot ishim në lagjen Bazhdarhane dhe lagjen Ortakoll, ku punimet për vendosjen e tezgave janë në përfundim e sipër, ndërkaq më pas do të vazhdojnë punimet për vendosjen e tyre edhe në 7 lokacione të tjera. Këto tezga gjatë ditës do të shfrytëzohen nga tregtarët për shitje të pemëve dhe primeve të ndryshme, ndërkaq në mbrëmje mund të shndërrohen në ulëse, ku qytetarët tanë do të mund ta kalojnë kohën e tyre të lirë”, ka shkruar Haskuka.

Sipas tij, tezgat do të vendosen në pika ku vetëm se kemi pasur shitës për produktet bujqësore, ndërsa të gjithë tregtarët e interesuar duhet të paraqiten në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për marrje në shfrytëzim të këtyre tezgave./24-ore.info

May be an image of tree and outdoors

May be an image of 2 people and outdoors

May be an image of 1 person, standing and outdoors