Kosovë

Hashim Thaçi apo Kadri Veseli? Memli Krasniqi flet për ish-krerët e PDK’së

Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka folur për dy ish-kryetarë të kësaj partie.

Ai nuk mund të zgjedh mes tyre, duke treguar se me të dy ka punuar për kohë të gjatë.

“S’muj me zgjedh mes dyve sepse me të dy kam përvoja të gjata. Me presidentin Thaçi shumë më gjatë. Por edhe me kryetarin Veseli gjashtë-shtatë vite”, thotë Krasniqi në Kanal10.

“Kam punuar shumë ngushtë me të dy. Dytë kanë pika të përbashkëta, dytë kanë dallime, të cilat e kam të vështirë me i qit në peshore. Dytë edhe i respektoj shumë dhe jam i nderuar që kam punuar me ta”, shtoi ai.

“S’muj me i nda realisht”, përfundoi Krasniqi.