Maqedoni

Harrohet premtimi për ndërtimit e shkollës fillore në Vizbeg

Muaji maj i vitit 2021 është premtimi i radhës

Muaji maj i vitit 2021 është premtimi i radhës për fillimin e ndërtimit të shkollës fillore në Vizbeg. Kreu i Butelit, Velimir Smilevski tha se institucioni që ai drejton ka plotësuar të gjtha detyrimet për ndërtimin e objektit. Shtoi se tashmë i mbetet dikasterit të Arsimit të finalizojë procedurat për fillimin e punimeve.

“Nga Kadastra morëm vertetimin për regjistrim të parcelës. Më 23 nëntor, letrën e dorëzuam në Ministrinë e Arsimit e cila do të kërkojë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve që toka t’i transferohet dikasterit të Arsimit për shfrytëzim të përhershëm. Realisht, pres që në muajin maj të vendoset gurthemeli, sepse ka procedura dhe ankesa për tenderin. Janë tendere të mëdha ndërkombëtare që zgjasin më shumë. Shpresoj të mos kemi ankesa dhe punimet të fillojnë para muajit maj’ deklaroi Velimir Smilevski, kryetar i komunës Butel.

Nga Ministria e Arsimit thanë se për këtë çështje do të përgjigjen ditën e nesërme. Ndërkohë, banorët e Vizbegut shprehen të lodhur nga premtimet zhgënjyese të autoriteteve.

“Premtimet tashmë 20 vjet janë, edhe sivjet do të vazhdojnë si më parë, nuk besoj që ndërtohet. Zgjedhjet u mbajtën, më askush nuk është interesuar për shkollën”.

“Unë mendoj se janë larg me dokumentacionin për tokën. Deri te realizimi i shkollës duhet kohë”.

“Shumë premtime kemi, realizime nuk kemi aspak. Shumë kanë nevoj, shumë larg e kanë shkollën, maltretohen, krejt në këmbë”.

Ditë më parë, ministrja e Arsimit Milla Carovska prezentoi buxhetin për arsim për vitin 2021, në vlerë 23.1 miliardë denarë. Në këtë buxhet përfshihet edhe ndërtimi i shkollës në Vizbeg.

Melihate Rustemi                

 

The post Harrohet premtimi për ndërtimit e shkollës fillore në Vizbeg appeared first on Alsat.