Showbiz

Haris Berisha i përfaqësues së Kosovës tranferohet ne Zvicër

Federata e Hendbollit e Kosovës, ka njoftuar se

Federata e Hendbollit e Kosovës, ka njoftuar se portieri i përfaqësuese së Kosovës, Haris Berisha ka arritur të transferohet në ekipin zviceran, HSC Kreuzlingen.

“Jam shumë i gëzuar për mundësinë që të luaj në ligën e dytë zvicerane. Jam i motivuar që iu kam bashkuar një ekipi me kualitet dhe me potencial të madh. Këtë vit synimi është ngritja në ligën elitare të Zvicrës. Me përgatitjet që po i zhvillojmë dhe me një seriozitet të madh, shpresoj që në fund të edicionit t’i arrijmë synimet”, ka thënë Haris Berisha për faqen zyrtare të FHK-së, raporton Insajderi.com

Te kjo skuadër luajnë edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj dhe Drenit Tahirukaj.

Njoftimin për këtë transferim e ka dhënë edhe federata zvicerane. “Përkundër moshës së re, 24-vjeçari tashmë ka shumë përvojë ndërkombëtare. Portieri i gjatë 197 centimetra ishte numër 1 në kualifikimet për Evropianin 2020, tek përfaqësuesja e Kosovës. Falë pritjeve të tij, Kosova arriti fitore historike, 27:24 ndaj Izraelit dhe barazimin e jashtëzakonshëm 23:23 ndaj Polonisë. Berisha po ashtu është vlerësuar lartë për paraqitjen ndaj Gjermanisë para 7200 shikuesve. Falë asaj paraqitje ka siguruar kalimin në Zvicër”, thuhet në njoftimin e federatës zivcërane./Insajderi.com