Kosovë

Haradinaj: Shemsedin Dreshajt po tentohet t’i ndalohet kandidimi, do t’i ndjekim rrugët ligjore

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pasi ka mësuar që Shemsedin Dreshajt nga kjo parti po tentohet t’i ndalohet kandidimi për deputet për një gjobë trafiku, që sipas Haradinajt, e kishte paguar.

Haradinaj thotë se kjo gjobë është paguar para 3 viteve dhe sipas tij një vendim i tillë është i çuditshëm.

“Sipas informacioneve që i kam, Dr. Shemsedin Dreshaj po tentohet të penalizohet dhe t’i ndalohet kandidimi për një gjobë trafiku në vlerë 18 euro, gjobë të cilën e ka paguar. Gjoba është paguar para tre vjet e tre ditë më parë.

Një vendim i tillë është i çuditshëm!

Aleanca do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për t’u ankuar kundër këtij vendimi.

Edhe pas kontakteve me kolegë të tjerë kandidatë, që po tentohet penalizmi i tyre, po shprehet habi se nuk janë në njohuri dhe nuk kanë qenë subjekt i ndonjë dënimi penal.

Shpresoj që pas ankimimit do të përmirësohet ky gabim”, ka shkuar Haradinaj në Facebook.

Ndërsa  sot gjatë ditës është raportuar se KQZ-ja s’i ka certifikuar 46 kandidatë për deputetë po ashtu ishin të dënuar në tri vitet e fundit.