Lajme

Haradinaj prezanton edhe një kandidat për Asamblenë e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka prezantuar edhe një kandidat tjetër për Asamblenë e kësaj komune, njofton Insajderi.

“Afaristi i sukseshëm”, Agon Hana nga Dragodani është kandidati i ri që do t’i bashkangjitet Asamblesë.

“Një takim miqësor me Agon Hanën, një afarist i suksesshëm që garanton përfaqësimin e Dragodanit në Asamblenë Komunale të Prishtinës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Urime e suksese i nderuari Agon! Na priftë e mbara”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com