Kosovë

Haradinaj: Politikat e Albin Kurtit do të kenë ndikim negativ në rritje ekonomike

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, që

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, që është diskutuar tema të ndryshme në konferencën për media në Qeverinë e Kosovës, ka folur për pritjet e tij të qeverisjes së ardhshme, në krye me Kurtin.

Megjithatë, Haradinaj tha se politikat ekonomike të Albin Kurtit, siç tha ai, “duke qenë i majt, do të ketë ndikim negativ në rritje ekonomike”,.

Haradinaj, gjithashtu ka thënë se e përgëzon zotimin e LVV-LDK për ta luftuar korrupsionin, raporton KTV.

Kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka ‘lavdëruar’ vendimin e LVV-LDK që ta ulë në 12 numrin e ministrive.

“Kanë lëvdata prej meje nëse e ulin numrin e ministrive”, tha Haradinaj.