Lajme

Haradinaj: Pesë aeroplana një deputet i jemi i ka ndërru me mbërri me votu Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka qenë dhe do jetë e gatshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Haradinaj, i ftuar në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21, ka thënë se për votim të këtij projektligjit, njërit nga deputetëve të tij i janë dashur t’i ndërrojë pesë aeroplana

Reklamo bizensin tuaj ketu


“Në asnjë seancë nuk kemi mungu asnjë deputet. Pesë aeroplana i ka ndërru një deputet për me mbërri me e votu Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka thënë ai.

Tutje, kreu i GP’së së AAK’së ka folur edhe lidhur me gjendjen e krijuar në koalicionin qeverisës të legjislaturës së shtatë.

Ne i kemi numrat për me e kalu çdo ligj, është krejt diçka tjetër se çfarë komunikimi po ka z. Hoti me partnerët e tjerë të koalicionit. Nuk besoj se Lista Serbe po e bllokon votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonimike. Nuk besoj se ky koalicion ka krizë në numra”, ka thënë ai.

Deputeti i Kosovës ka folur edhe për heshtjen e BE’së karshi gjetjeve të varrezave masive të shqiptarëve të vrarë përgjatë luftës të fshehura në Serbi.

“Nuk ka reagim prej ndërkombëtarëve për varrezat masive në Serbi. Kjo po e shfaq një përkëdhelje të BE-së ndaj Serbisë”, vlerësoi ai.