Lajme

Haradinaj me optimizëm, vitin 2021 e sheh si vit të fitores

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj përmes një videomesazhi ka thënë se viti që po hymë do të jetë vit i fitores për partinë që drejton nw zgjedhjet qe po e presin vendin.

“Po e përmbyllim një vit të vështirë, ishte sfidues, s’po ia kujtojmë njëri-tjetrit sa i vështirë ish. Ne kemë kaluar edhe dekada e shekuj të vështirë, por s’jemi dorëzuar asnjëherë. E mbyllem edhe këtë vit, po hyjmë në vitin 2021, vitin e fitorës, pra do të fitojmë mbi krejt sfidat që na presim. Nga zemra iu uroj familjet e juaj të jetë vit i mbarë, i uroj edhe miqtë tanë kudo që janë. Gëzuar”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj që do t’i prijë listës së AAK’së, nuk do të jetë kandidat për kryeministër.

Ai është duke synuar që pas zgjedhjeve në kalkulimet e koalicioneve të mundshme të zgjidhet president i vendit.