Kosovë

Haradinaj kërkon që Task-forca për kërkim-shpëtim e FSK’së të niset drejt Kroacisë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e vendit që t’i dalin në ndihmë Kroacisë, pas tërmeteve të sotshme dhe të djeshme.

Kroacia sot është goditur nga një tërmet 6.2 ballësh.

“Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë”, ka shkruar Haradinaj.