Lajme

Haradinaj ishte befasuar kur kishte dëgjuar se Reshitaj ishte në Kuvend për ta votuar Osmanin

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është befasuar kur ka dëgjuar se Albena Reshitaj ka hyrë në sallën e Kuvendit për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.

“Mediet më telefonuan dhe më thanë se pse Albena është e pranishme në sallë. Edhe vetë u befasova. Thashë nuk ka mundësi. Por ja që ishte ndryshe”, tha ai.

Albena Reshitaj deputete e AAK-së, por refuzoi vendimin e partisë për ta bojkotuar seancën kur votohet Presidenti.

Arsyetimi i Rashiajt ishte se nuk dëshironte ta faktorizonte Listën Serbe.

Vjosa Osmani arriti t’i marrë 71 vota të deputetëve e të shpallet presidente. /Insajderi.com