Lajme

Haradinaj: Bob Dole ishte politikani i parë që njohu luftën tonë për liri

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e senatorit dhe mikut të Kosovës, Bob Dole

Haradinaj ka thënë se Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë.

Sipas tij, ai është një nga politikanët e parë që njohur luftën dhe lirinë e Kosovës, dhe e udhëzoi vendin tonë drejt rrugës që është sot.

“I pikëlluar për humbjen e senatorit Bob Dole. Senatori Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë. Ai ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot. Pusho i qetë Bob. Do të na mungosh”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.