Kult

Hapet kspozita e parë për Holokaustin në botën arabe

Një ekspozitë memoriale për Holokaustin,

Një ekspozitë memoriale për Holokaustin, e vlerësuar si e para e llojit të saj, është hapur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ajo na përkujton neve se karakteri i paprecedentë i Holokaustit gjithmonë do të ketë një kuptim universal”, ka thënë për CNN Kathrin Meyer, sekretare e përgjithshme në International Holocaust Remembrance Alliance. “Teksa po e shohim me pikëllim që brezi i të mbijetuarve të Holokaustit po ik, memorialët dhe muzetë bëhen edhe më të rëndësishëm që të sigurohet që kjo ngjarje e tmerrshme të mos harrohet kurrë”, përcjell KultPlus.

Ekspozita “We Remember” në Crossroads of Civilizations Museum, në Dubai, shpërfaq dëshmi të dorës së parë të të mbijetuarve të Holokaustit. Muajin e kaluar, ajo është hapur për publikun.

Elie Abadie, rabin në Këshillin Hebre të Emirateve, ka thënë se kjo ekspozitë e re e përhershme është tejet e rëndësishme, përderisa asgjë e ngjashme nuk është bërë ndonjëherë në këtë rajon.

“Ani pse shumica e njerëzve në Lindjen e Mesme e dinë që Holokausti ka ndodhur, ata nuk flasin apo mësojnë për të sa duhet. Tani, rajoni po hapet, dhe kjo ekspozitë i bën homazh asaj që ka ndodhur dhe dëshmon për njohjen publike të historisë”.

Ai ka thënë që Holokausti ngjau në shkallë të vogël edhe në vendet e Lindjes së Mesme gjatë viteve ’40, ku hebrenjtë arabë në Libi, Tunizi dhe Irak përndiqeshin për shkak të mësimeve që frymëzoheshin nga nazistët.

Sipas tij, ideologjitë e Hitlerit e kapërcyen Evropën, dhe ishte e rëndësishme për ata që jetojnë apo udhëtojnë në këtë rajon të jenë në dijeni të kësaj. / KultPlus.com

The post Hapet kspozita e parë për Holokaustin në botën arabe appeared first on KultPlus.