Lajme

Hapet konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka shpallur konkurs për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, konkursi është hapur sot dhe do të jetë i hapur deri më datë 2 dhjetor.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Kualifikimet të cilët kërkohen në bazë të konkursit për këtë pozitë janë diplomë universitare të nostrifikuar, si dhe kandidati të njoh mirë ndonjërën nga gjuhët zyrtare në shkrim dhe lexim, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Informatat më të detajuara i gjeni në këtë link.