Kult

Hapet ekspozita “Nga alfabeti në drejtshkrim” në Tiranë

Në 48-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të

Në 48-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972 në Tiranë është hapur ekspozita me fotografi dhe dokumente që dalin nga fonde arkivore.

Ekspozita është hapur në Kalanë e Tiranës. Kongresi i Drejtshkrimit ishte rrjedhojë e një procesi të gjatë përpjekjesh për shqipen standarde. Për këtë arsye në panelet e kësaj ekspozite ekspozuar momente me rëndësi që nga Kongresi i Manastirit i cili mori vendimin e rëndësishëm që për shkrimin e shqipes të përdorej ky alfabet, që ne kemi edhe sot.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Studentët dhe qytetarët kanë mundësi të shohin nga afër disa ngjarje dhe personazhe me rëndësi jo vetëm për historinë e gjuhës shqipe po për gjithë vendin. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 nëntor. / dp/ KultPlus.com

The post Hapet ekspozita “Nga alfabeti në drejtshkrim” në Tiranë appeared first on KultPlus.