Opinione

Hape krahun, mbyll ERTV-në, nuk e përtypim më sapunin për djathë

Na lini ta tresim hidhërimin, të paktën 3 ditë!

Se po na del inati me frëngun….! Sa më shumë e fajësoni ju, aq më shumë ftillohet pamja këtej. Pse kaq të pafytyrë?

Çfarë detyrash paskeni bërë?

Ja fare shkurt një e nga një:

1) Funksionim i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë – Ku? Zeri me xhufkë!

2) Miratim i reformës zgjedhore – Ku? Na e mbushët parlamentin e bashkitë me antiligjorë nga PS e me antilogjikë nga PD!

3) Implementim i reformës zgjedhore – Ku? Si më sipër!

4) Ndjekje penale e atyre që nuk kanë kaluar vettingun – ASNJË deri tani.

5) Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave – Kujë! Ti e çove çeshtjen në Dibër. Dhe Dakon akoma e mbron. Mos e shqepni më gojën, në keni Perëndi!

6) Vënia në punë e SPAK – Po ju po bëni çmos të mos e lini as të krijohet, e jo më të marrë nën lupë hetimi ndonjë shokun tënd zyrtar!

7) Kapja dhe ndëshkimi i “peshqve të mëdhenj” – Përmendi një emër. Vetëm një, që të bëjmë sikur po e quajmë të filluar këtë detyrë!

8) Përparime në reformën e administratës publike – Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë? Ata që hoqe, apo këta që ke sjellë në administratë? Po këtu faji është i modelit të gabuar arrogant që ke mbjellë, se për aftësi e përgjegjësi, mbaje Zot dorën!

9) Sqarimi për zgjedhjet e 30 Qershorit! – Ku është ai dokument që na e sqaron kushtetueshmërisht? Ti s’ke Gjykatë Kushtetuese, si mund të pretendosh se e ke sqarim prej saj? Si e quan të kryer këtë detyrë!

Nga ky vështrim i shpjetë, dalin se nga 9 detyra shtëpie, nuk është bërë ASNJËRA!

ZERO! Asnjë e mbaruar!

Ti thuaj sa të duash që i ke filluar, po “kryer”?

Në ju ka ngelur ndonjë copëz në faqe a mëshirë në logjikë, MOS DILNI NË TV DERI TË HËNËN!

Mos gënjeni!

Mos u fshihni me shoshë!

Mos mashtroni as veten!

Hiqeni mjekrën, se nuk të bëjnë qimet e bardha Ismail Qemal!

Edhe meqë këshilltarët i ke gjeni, thuaju të të mësojnë të flasësh shkurt!

Ai shoku yt Macron kështu si ti ua mërzit jetën francezëve, duke folur 16 orë në ditë?

Po Merkel që e ke merak, 4 orë e 56 minuta i duhen që të arrijë të nxjerrë një mesazh?

Kurseje kohën! Të duhet për të bërë detyrat!

Bëj dicka!

Hap krahun!

Mbyll gënjeshtrat!

Mbyll ERTV-në!

Hapi punë vetes!

Vetëm gënjeshtrat aman jo më!

E jo me ton, se nuk ka më fuqi njeri të përtypë sapun që nuk është djathë, sido që ta shesësh!

Burimi: http://www.gsh.al