Lajme

Haliti: PDK është dashur që qëndronte në sallë kur votohej Osmani si presidente

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhav

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar të martën se po ta dëgjonte partia e tij do të qëndronin në sallë gjatë kohës sa votohej Vjosa Osmani si presidente.

Haliti gjatë kohës sa po votohej Osmani nuk ndodhej në Kosovë, por përmes një bisede telefonike për media kishte deklaruar se “PDK duhet të qëndrojë në sallë”.

“Nëse më kishin dëgjuar mua, PDK do të qëndronte në sallë kur u votua presidentja, por ky ka qenë vendim i partisë”, tha ai në Klan Kosova.

Haliti shtoi se ka pasur “pazare”, për t’ia mundësuar Osmanit karrigen e të parës së shtetit.

“Po pati pazare për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, nuk kam diçka konkrete, gjithkund bëhen pazare politike”, tha Haliti. /Insajderi.com