Showbiz

Hakimi nuk iku nga Real, por nga Zidane

Achraf Hakimi, në këtë javë ka kaluar nga Real

Achraf Hakimi, në këtë javë ka kaluar nga Real Madrid, tek Inter Milan. Por, siç duket, ai nuk dëshironte largimin nga ekipi spanjoll, në fakt ai iku nga Zinedin Zidane, të paktën kështu ka deklaruar agjenti i tij.

“Zidane është arsyeja e transferimit të Hakimi tek Inter. Pyeteni atë(Zidane), se pse ai ka kaluar tek Inter. Në këtë situatë, kur një trajner kaq i madh sikurse Antonio Conte, shpreh interesim të madh dhe ju kontakton personalisht për të ju prezantuar projektin e tij, është një dëshmi e qartë se ai të konsideron ty si të rëndësishëm” tha ndër tjera agjenti i lojtarit, Martin Camanon, për Goal.com, raporton Insajderi.

Siç duket, konkurrenca e madhe në pozitën e mbrojtësit të djathtë, e ka frikësuar Hakimin, marrë parasysh se për konkurrent e kishte Dani Carvajal, që llogaritet si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë/Insajderi.com