Kronika e Zezë

Hajnat nuk kanë të ndalur: Për dhjetë minuta plaçkisin dy banka në Prishtinë

Pas bankës në lagjen “Dardania”, një tjetër bankë është grabitur në kryqëzimin e rrugës “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se, bazuar në informacionet e para dyshohet se grabitja është kryer nga një person.

Rreth orës 10:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. Policia ka filluar hetimet bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë Borovci.