Lajme

Hajdari për mundësinë e kthimit të reciprocitetit me Serbinë: Jemi duke analizuar

Ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtis

Ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë janë duke i analizuar raportet me të gjitha shtetet fqinje në aspektin tregtar, njofton Insajderi.

Para mediave, Hajdari pohoi se fillimisht do t’i përdorin mekanizmat e CEFTA-s në këtë drejtim, përfshirë edhe një qasje të unifikuar në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“Jemi në analizën e të gjitha raporteve që kemi me shtetet fqinje të bilancit tregtar. Ne kemi shumë barriera, jo vetëm me Serbinë, por edhe me shtetet tjera fqinje. Ne së pari do t’i përdorim mekanizmat e CEFTA-s. Sot nuk jam këtu për të thënë se do të aplikojmë këtë apo këtë, pa analizuar mirë mekanizmat aktual. Jemi për të pasur qasje të unifikuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”, tha ajo në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas mbledhjes së Qeverisë ku u vendos për ndarjen e mjeteve shtesë për kategoritë e ndryshme.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë./Insajderi.com