Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që dënimi për Armando Koçerrin nga 15 vite të ulet në 10 vite burg.
Prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, deklaruan se Armando Koçerri kishte komunikime telefonike me Moisi dhe Florjan Habilajn. “Shtëpia e tyre ishte kthyer në magazinë ku grumbullonin hashash dhe më pas e trafikonin. Koçerri kishte rol ndihmues në grup”-tha Prokuroria.
Koçerri akuzohet për veprat “Grup Kriminal” dhe “Trafikim droge në tentativë”. Ai u arrestua në vend për katër tonë hashash, që u kapën në Babicë.
Etiketa: Armando Koçerri, Habilajt