Lajme

Gruaja që ka kaluar 230 ditë me simptoma koronavirusi

Një grua 42-vjeçare spanjolle nisi të vërente s

Një grua 42-vjeçare spanjolle nisi të vërente simptomat e para të koronavirusit në 13 mars. Sot, më shumë se 200 ditë më pas, Rosalia i ka ende shqetësimet që sjell Covid-19.

Në një intervistë për agjencinë EFE, ajo thotë se ndihet si një grua 70-vjeçare: “Marr çdo ditë ilaçe, nuk mund të punoj, vuaj nga pagjumësia dhe kam frikë për bashkëshortin dhe djalin e vogël që kujdesen për mua”.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ajo shpreson që mjekët të arrijnë të gjejnë një ilaç për të mposhtur më në fund virusin: “Kam provuar trajtime të ndryshme, por asgjë deri tani nuk ka funksionuar. Çdo ditë jam keq, kam 230 ditë radhazi që jam keq, asnjë ditë e mirë”.


Etiketa: ,