Lajme

Gruaja e El Chapos pranon që ka trafikuar drogë

Emma Coronel Aispuro, gruaja e bosit meksikan t

Emma Coronel Aispuro, gruaja e bosit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, pranoi akuzat për tre çështje të trafikut të drogës “në perandorinë” e  burrit të saj, transmeton Insajderi.

31-vjeçarja u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar “Dulles” në Virxhinia dhe u akuzua se ka ndihmuar bashkëshortin e saj për të drejtuar kartelin famëkeq të Sinaloas

Sipas ‘CNN’, ajo ka pranuar akuzat në një gjykatë federale në Uashington gati dy vjet pasi Guzman u dënua me burgim të përjetshëm plus 30 vjet, për 10 akuza përfshirë shpërndarjen ndërkombëtare të kokainës, heroinës, marihuanës dhe drogave të tjera dhe përdorimin e armëve të zjarrit.

Aktualisht ai po mbahet në burgun Supermax të Kolorados.

Zyrtarët e FBI kanë thanë se Coronel ndihmoi për të shpërndarë kokainë dhe në planifikimin e arratisjes së burrit të saj nga një burg meksikan në 2015.

“Coronel, një shtetase si e Meksikës ashtu edhe e SHBA-së u takua me Guzman kur ishte vetëm 17 vjeçare. Ata kanë dy fëmijë, Maria Joaquina dhe Emali. Gjatë gjykimit të burrit të saj, Coronel ulej në sallën e gjyqit pothuajse çdo ditë, për t’i treguar atij përkrahjen dhe besnikërinë absolute”, ka shkruar kjo media./Insajderi.com