Bota

Greta Thunberg hakmerret ndaj Donald Trump

Suedezja Greta Thunberg ka përfituar nga inaugurimi i Joe Biden si President i SHBA-së për t’i dhënë një lamtumirë ironike Donald Trumpit, me të cilin nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të mira.

“Duket një plak shumë i lumtur, të cilin e pret një e ardhme e mrekullueshme. Shumë bukur”, shkroi në Twitter aktivistja e klimës, duke postuar dhe një foto të Trump duke u ngjitur në helikopterin që e largoi nga Shtëpia e Bardhë.

Thunberg përdori kështu të njëjtën frazë që kishte përdorur Trump për ta ironizuar në vitin 2019.

Pas fjalimit të saj në OKB në shtator 2019, Trump kishte shkruar në rrjetin social: “Duket një e re shumë e lumtur, të cilën e pret një e ardhme e mrekullueshme. Shumë bukur”.