Showbiz

Greta Koçi braktis Shqipërinë për Austrinë. Dashuria apo karriera? Çfarë e largoi këngëtaren

Greta Koçi është një ndër këngëtaret më të njoh

Greta Koçi është një ndër këngëtaret më të njohura në vendin tonë. Prej më shumë sesa 10 vitesh ajo është një ndër imazhet që më së shpeshti e shohim në ekranet tona. Por duket se me kalimin e viteve, edhe Greta zgjodhi të mos dilte më shpesh në media, duke ardhur edhe më radhë me produksione të reja. I fundit daton në nisje të tetorit, ku ajo solli hitin e ri, një përzierje me folk. Por ajo që na ka habitur nuk është muzika e saj, por fakti që Greta është larguar nga Shqipëria. Pasi shijoi verën këtu dhe lançoi këngën e re, bëhet me dije se ajo është larguar drejt Austrisë, ku dhe aktualisht ndodhet. Në rrjetet sociale, këngëtarja poston foto nga Vjena, por si gjithmonë e vetme. Nuk dihen arsyet që e kanë larguar nga vendi i saj, por duket se ajo tashmë e ka mbyllur kapitullin me Shqipërinë dhe është ambientuar me jetën në Vjenë. Nuk dihet nëse ka qenë një dashuri që e ka tërhequr këngëtaren në Austri, apo ndoshta një karrierë e re, pasi si gjithmonë Greta zgjedh të jetë shumë diskrete në jetën private. Ne shpresojmë që ky largim të lidhet me gjetjen e një dashurie të re dhe shpejt të shohim edhe personin që i realizon fotot në Vjenë këngëtares së njohur.