Ballkan

Greqia vijon me rihapjen, në shkurt fillojnë punën kafenetë dhe restorantet

Greqia vijon të rihapet ekonomikisht pas një bl

Greqia vijon të rihapet ekonomikisht pas një bllokimi prej thuajse 10 javësh tashmë. Ditën e djeshme u hapën dyqanet, teksa në shkurt qeveria planifikon të rihapë kafenetë dhe restorantet.





Rihapja e tyre do të bëhet më datën 1 sipas planifikimit, me orare të limituara dhe numër të kufizuar klientësh.

Shifrat e fundit në Greqi këtë vit janë më të lehtësuara teksa autoritetet kanë vendosur që të lirojnë masat, por duke lënë hapur mundësinë e rikthimit të tyre në rast se situata me pandeminë agravon.