Ballkan

Greqia shënon rënie të numrit të viktimave nga Covid-19, regjistrohen 1 mijë e 155 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1155

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1155 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 251 në Atikë dhe 237 në Salanik. Ndërkohë autoritetet e shëndetësisë raportuan se 78 pacientë kanë ndërruar jetë.





Mediat greke raportojnë se 542 pacientë po trajtohen në intubim dhe 782 të tjerë e kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Mosha mesatare e pacientëve në gjendje të rëndë është 66 vjeç, ndërsa 30.4% e tyre janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.