Kosovë

Grabitjet e fundit në banka, policia identifikon një 19-vjeçar

Policia e Kosovës ka identifikuar një 19-vjeçar të dyshuar për grabitjet e fundit në  Prishtinë.

Sipas Policisë i njëjti është shpallur në kërkim për veprën e lartcekur.

Ai momentalisht gjendet në arrati. 

Njoftimi i plotë:

Referuar rasteve të fundit të grabitjeve, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe  individ të veçantë të përfshinë në këto raste.

Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

•             Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet 

me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë.

Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë  të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.

Kujtojmë që nga dje në Prishtinë janë kryer katër grabitje në banka. 

Në njërën nga grabitjet i plagosur ka mbetur edhe një polic.