Kosovë

Grabitje me mjet shpërthyes në Prishtinë, Policia jep detaje (VIDEO)

Një grabitje me një mjet shpërthyes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në filialin e një banke në rrugën “B”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëni e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa perona rë dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë me armëzjarri në drejtim të një personi (roje)”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast.

Nuk raportohet për persona të lënduar.”, ka thënë Borovci. Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Borovci.