Lajme

Grabitje e armatosur në një lokal të Prishtinës

Një grabitje e armatosur raportohet të ketë ndo

Një grabitje e armatosur raportohet të ketë ndodhur të diekën rreth orës 18:45 në fshatin Besi të Prishtinës.

Nën kërcënimin e armëve dy të dyshuar kanë arritur të grabisin para në një lokal, njofton Insajderi.

Policia bën të ditur se ka nisur hetimet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.

“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se, derisa ishin në lokalin e tyre kanë hyrë dy persona të dyshuar të maskuar dhe armatosur duke i kanosur viktimat kanë arritur që me forcë t’ju marrin-grabisin para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com