Policia ka arrestuar 3 personat që dyshohet se grabitën 13 milionë lekë dhe 1500 euro në Postën e Fushë-Krujës. Gazeta Mapo mëson se gjatë natës policia ka vënë në pranga 3 autorët, të cilët hyjnë me forcë në zyrën e Postës dhe grabitën kasafortën.
Dyshohet se autorët kanë kryer edhe grabitje të tjera në zonë. Më herët u arrestua roja i Postës, pasi nuk lajmëroi policinë për ngjarjen.
Etiketa: arrestohen 3 grabitesit e Fushe-Krujes, grabitja e postes ne fushe-kruje