Lajme

Grabitën 13 milionë lekë te Posta e Krujës, lihen në burg 3 autorët

Gjykata e Krujës ka dhënë masën ‘arrest m

Gjykata e Krujës ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për 3 personat që u arrestuar për grabitjen e 13 milionë lekëve të rinj, tek Posta e Krujës.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, vendosi “arrest me burg” për Andi Rexhepi (Paturri), Gazmir Saka, A.Caka, Mark Caka, rojën e postës Besnik Parruca dhe Bujar Tafën. 3 janë qeli, ndërkohë që 3 të tjerë në kërkim.

Dyshohet se koka e bandës është Andi Rexhepi ose i njohur ndryshe edhe si Andi Paturri, i cili nuk është një emër i pa dëgjuar për drejtësinë shqiptare dhe atë Greke.

Paturri rezulton të jetë një nga 4 shqiptarët që kryenin vjedhje nën kërcënimin e armëve në banesat luksoze në Athinë.

Në 2017, policia publikoi fotot dhe emrat e personave, mes tyre edhe Andi Paturri. Banda e shqiptarëve kryente vjedhje të shumta në apartamente luksoze duke përdorur shpesh edhe kërcënimin e armëve. Viktimë e grabitjeve të shqiptarëve kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou. Menaxheri i artistëve Tony Mavridis etj.


Etiketa: , , , ,