Showbiz

Gold Ag nesër publikon këngën e re “Nuse”

Rep-artisti me prejardhje nga Presheva, Gold Ag, vazhdon të jetë ndër më të dëgjuarit në estradën shqiptare.

Që vite më parë ai ka arritur të dëshmojë se ka vend në industrinë muzikore, ndërsa tani numëron mijëra fansa.

Në një postim në rrjetin social Instagra, reperi ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme (e diel) do të publikojë këngën e re.

“Nuse” mban titullin projekti i ri, i cili do të lansohet rreth orës 14:00.

Në imazhin e ndarë ai shihet me artistin Mergim Mjeki, aktorin Muhamed Arifi dhe një modele e veshur si ‘nuse’

Derisa po përgatitet për hitin e radhës, “Sofra e nanës” është kënga e fundit që arriti një milion klikime deri më tani në platformën YouTube.