Sport

Goga Basket mposht Tiranën, në gjysmëfinale të Ligës Unike takohet me Yllin

Në ndeshjen çerekfinale të Ligës Unike në baske

Në ndeshjen çerekfinale të Ligës Unike në basketboll, skuadra durraske, Goga Basket mposhti Tiranën me rezultatin e përgjithshëm 76:67, njofton Insajderi.

Ndeshja ishte e luftuar nga dyja ekipet, teksa deri në periodën e tretë rezultati ishte shumë i ngushtë. Në tre perioda Goga Basket arriti të dalë triumfuese, 25-12, 23-15 dhe 18-14, ndërsa Tirana fitoi periodën e tretë me rezultatin 10-6.

Më i miri i ndeshjes për Goga Basket ishte Endrit Hysenagolli me 15 pikë e tetë kërcime në tabelë, kurse te Tirana, Erin Hasani me 12 pikë e 10 kërcime në tabelë.

Në gjysmëfinale të Ligës Unike, ekipi durrsak, do të ndeshet me Golden Eagle Yllin, ndërsa pritës i ndeshjeve të fazave gjysmëfinale dhe finale do të jetë qyteti i Durrësit në datat 13-14 prill. /Insajderi.com