Maqedoni

Gjykatësit nuk sanksionojnë ndotësit e ajrit

Masat kundër ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike, janë peng i gjykatave dhe prokurorive. Ana Petrovska nga Ministria e Mjedisit jetësor, thotë se për tre vite me radhë, prokuroritë nuk kanë përfunduar asnjë hetim për ndotësit e ajrit.

Nga Ministria e Drejtësisë kemi informatë se në periudhën e kaluar 3 vjeçare janë rreth 70 raste të shkeljeve të dorëzuara në prokurorie publike por asnjëri deri më tani nuk është ndëshkuar, që do të thotë se ky sistem që fillon me materien ligjvënëse që ne e shkruajmë dhe më tej të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces me të vërtetë duhet ti forcohen- tha Ana Petrovska, Ministria e Mjedisit Jetësor.

Shkupi mbetet njëri ndër vendet më të ndotura, ndërsa transporti më efikas publik do të ishte masë kryesore kundër ndotjes. Kohë më parë, nga Qyteti i Shkupit njoftuan se punojnë në ndërtimin e transportit me tramvaj në kryeqytet. Zëdhënësi Valon Salihu thotë se janë në bisedim me Qeverinë.

Për të aplikuar një projekt siç është tramvaj ose diçka e ngjashme e cila mund ta rregullon çështjen e transportit publik duhet investim më i madh, investim që vetë Qyteti i Shkupit nuk mund ta përmban, mirëpo jemi në fazat finale të bisedimeve me Qeverinë dhe në periudhën do të dalim me hapat konkrete sa i përket transportit publik- tha Valon Salihu, qyteti i Shkupit.

Por qytetarët nuk janë optimi st se do të shohin tramvajin së shpejti.

Brenda 10 viteve mendojmë se do të bëhet.

As nuk ka qenë dhe as nuk do të ketë tramvaj.

Duhet të ketë por nuk e di a do të ndodhë kjo ndonjëherë, mendoj se në çdo shtet normal duhet të mendohet për tramvaj, metro dhe për këto punë. Por në kohë të shkurtër nuk besoj se do të ketë, pas 30-40 viteve.

Qytetarët vlerësojnë se autoritetet duhet fokusin e investimeve ta vendosin tek sigurimi i ambientit të pastër.

Mefail Ismaili

 

Loading…