Maqedoni

Gjykatësi Shabani: Ilija Dimovski le ti harrojë më mungesat!

Gjykatësi Osman Shabani, i revoltuar nga mungesa e të akuzuarit Ilija Dimovski në seancën e sotme në rastin “Talir” paralajmëroi publikisht dhjetë herë se kjo është hera e fundit që Gjykata toleron mungesën e tij.

-Vërejtje publike për Ilija Dimovski. Nuk do të toleroj një papërgjegjshmëri të tillë. Asnjëherë mos të guxoj më në jetë, le ti harrojë Ilija Dimovski vonesat. Jo NATO, jo BE, por edhe Shën Apostull Pali po ta kërkon, në të ardhmen nuk ka më mungesa, kjo është e papërgjegjshme, reagoi Shabani.

Deputeti Ilija Dimovski nga VMRO – DPMNE nuk mori pjesë në seancë për shkak të detyrave zyrtare, por që nuk e kishte paralajmëruar mungesën e tij në Gjykatë.

Në rastin “Talir” ka të bëj me financimin e paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE. Të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski, Ilija Dimovski dhe Leko Ristevski./Alsat

Loading…