Kosovë

Gjykata Speciale ia bën vetes një pushim dimëror për festat e fundvitit

Gjykatësit, prokurorët dhe i gjithë stafi tjetër i Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara do të pushojnë disa ditë, duke filluar nga 21 dhjetori, raporton Gazeta Express.

Specialja ka njoftuar në kalendarin e ngjarjeve se për 11 ditë nuk do të merren me punët e tyre juridike, ndërsa kanë përmendur dy festat e fundvitit.

Specialja do t’i kthehet punës në fillim të vitit të ri, më 1 janar, kur kanë planifikuar të kthehen nga pushimi.

Në paraburgimin e Gjykatës Speciale, aktualisht po mbahen si të akuzuar shtatë ish-udhëheqës politikë e ushtarakë të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.