Maqedoni

Gjykata Penale cakton paraburgim për të dënuarit në rastin “Monstra”

Gjykata Penale pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe caktoi paraburgim për të gjithë të dënuarit në rastin “Monstra”. Paraburgimi do të jetë në fuqi deri në marrjen e aktvendimit përfundimtar. Ndryshe, sot Gjykata Penale shqiptoi vendimin për të akuzuarit në rastin “Monstra”, ku Alil Demiri, Afrim Ismailoviç, Agim Ismailoviç dënohen me burgim të përjetshëm. Haki Aziri me 9 vjet burg ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Sami Luta është liruar nga aktakuza.

The post Gjykata Penale cakton paraburgim për të dënuarit në rastin “Monstra” appeared first on Alsat.