Gjykata e Shtipit përmes kumtesës do të informojë për rastin me të arratisurin Igor Spasov

Alsat 2019-10-30T14:13:45+01:00
Gjykata Themelore e Shtipit nëpërmjet kumtesës do të informojë për rastin me të arratisurin Igor Spasov, i cili prej dje kërkohet me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Zëdhënësi dhe gjykatësi i Gjykatës Themelore – Shtip Juliana Nedelkova për MIA-n thotë se me kryetarin e ri Gjorgi Andonov kanë sjellë vendim për këtë rast ta informojnë opinionin ngjatë ditës së sotme përmes kumtesës me shkrim e cila do të publikohet në ueb faqe.
Ish pjesëtari i njësisë speciale Spasov është dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit, që ndodhi natën e festimit të VMRO-DPMNE-së pas fitores në zgjedhjet parlamentare.
Dënimin me burg e vuan nga viti 2011, ndërsa i kanë lejuar ndërprerjen e dënimit për shkak problemeve shëndetësore.
Ai duhej të paraqitet në Burgun e “Idrizovë” më 18 tetor. Spasov të hënën u kërkua në territorin e vendit, por pasi organet hetuese nuk e gjetën dhe nuk ka asnjë informacion për të, prej dje pasdite MPB-ja lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar.
Loading…