Kosovë

Gjurmë dhune në një motel në dalje të Prishtinës – arrestohet një grua dhe një burrë

Një burrë dhe një grua janë arrestuar ditë

Një burrë dhe një grua janë arrestuar ditën e diel pasi që janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin ku si pasojë të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Gazeta Insajderi.

Derisa të dyshuarit sipas Policisë së Kosovës kanë qenë në ndikim të alkoolit. Ky rast ka ndodhur në dalje të Prishtinës, saktësisht në fshatin Labnasellë

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër k-shqiptarë, pasi që ata nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht ndërmjet vete. Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të Policisë.

Ndërsa media raportojnë se ky bëhet fjalë për një përleshje në mes një çifti në një motel në dalje të Prishtinës, ku përmes disa pamjeve të publikuara shihen gjurmë gjaku në dhomën e hotelit ku dyshohet se janë nga përleshje e të dyshuarve. /Insajderi.com