Ballkan

Gjuriq: Është në interes të Serbisë të vendos bashkëpunim të thellë me superfuqinë, Amerikën

Ambasadori i sapoemëruar serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka deklaruar se ai u zgjodh në këtë post në kohën kur të dy vendet janë në prag të një ripërcaktimi të mundshëm të marrëdhënieve , të cilat pavarësisht armiqësisë nga e kaluara e afërt dhe mosmarrëveshjeve po kthejnë situatën në ‘binarë’.

Madje ai tha se është në interes të Serbisë të përmirësojë imazhin e saj në shoqërinë amerikane, transmeton 24-ore.info.

Gjuriq shtoi se është në interes të Serbisë të vendos bashkëpunim edhe më të thellë me fuqinë më të madhe ushtarake, politike dhe ekonomike në botë, Amerikën.