Sport

Gjimshiti vlerësohet me notë të lartë në përballjen kundër Romës

Berat Gjimshiti është pa diskutim një lider në

Berat Gjimshiti është pa diskutim një lider në mbrojtjen e skuadrës së Atalantës, njofton Insajderi.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, ishte titullar në barazimin 1-1, që skuadra bergamaske arriti në transfertë ndaj Romës.

Mbrojtësi shqiptar bëri një paraqitje dinjitoze, teksa arriti të fitonte shtatë nga 10-të duelet me kundërshtarët.

28-vjeçari u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”. Gjithashtu Gjimshiti arriti të bllokonte dy gjuajtje drejt portës, si dhe spastroi plot katër herë zonën. /Insajderi.com