Sport

Gjilani shkatërron Ballkanin në Suharekë

Ballkani ka pësuar humbje në Suharekë në ndeshj

Ballkani ka pësuar humbje në Suharekë në ndeshjen e fundit kampionale të sezonit vjeshtor në Superligë ndaj Gjilanit, me rezultat të thellë 4:0, njofton Insajderi.

Nuk ka se si të niste punën më së miri Bylbyl Sokoli në pankinën e Gjilanit në Superligë, me një fitore të lartë ndaj ekipit të Ismet Munishit.

Pas vetëm 13 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Hilës, i cili do të shënonte edhe dy herë të tjera deri në fund të takimit.

Deri në fund të pjesës së parë, të dyja ekipet kishin mundësi për të shënuar, ndërsa në minutën e 45-të në ndeshje, përsëri Hila do të shënonte, për ti dhënë një epërsi prej dy golash që në pjesën e parë mysafirëve.

Në pjesën e dytë, nikoqirët tentuan gjithsesi të shënonin, në mënyrë që të rihapnin sfidën, mirëpo Nikaq shënoi golin e tretë për mysafirët, kur po zhvillohej minuta e 56-të.

Në fund, në minutën e 81-të, Hila shënoi golin e tretë personal në takim, dhe të katërtin për mysafirët e Gjilanit.

Me këtë fitore, Gjilani ngritet në kuotën e 29 pikëve, duke u ndodhur në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 38 pikë. /Insajderi.com