Sport

Gjilani mposhtet nga Arbëria

Në ndeshjen e javës së 14-të në Superligë, Arbë

Në ndeshjen e javës së 14-të në Superligë, Arbëria ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 mysafirët e Gjilanit, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Xhemail Ibishi”, skuadra nga Dobraja e Madhe e Lipjanit i ka mjaftuar vetëm një gol, për të arkëtuar pikë të plota në përballjen me nënkampionët.

Duke qenë se të dyja skuadrat nuk rrezikonin shumë njëra-tjetrën, duke kërkuar që eventualisht të përfitonin nga gabimet e palës kundërshtare, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, u realizua goli i vetëm në këtë përballje. Po zhvillohej minuta e 72-të e ndeshjes, ku pas një pasimi nga Kashtanjeva, Bilalli nuk e shpërdoroi mundësinë, duke shënuar 1:0 për Arbërinë, gol që doli të jetë vendimtar në këtë përballje.

Pas kësaj fitore, skuadra lipjanase ka 17 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë, ndërsa pas kësaj disfate, Gjilani mbetet në vendin e tretë me 23 pikë. /Insajderi.com