Lajme

Gjermania shënon mbi 11.000 raste me Covid-19

Gjermania të premten ka shënuar mbi 11.000 raste të reja me Covid-19 për të dytën ditë me radhë.

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 49 të vdekur nga koronavirusi.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,954.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 11.242 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 403.291.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.